Autoritetet italiane kanë arrestuar një 32-vjeçar, pasi dyshohet se është autor i dy sulmeve me bombë në Foggia.

Mediat italiane raportojnë se i arrestuari është shtetasi Erjon Rameta.

Sulmi i parë është bërë në një restorant në 12 nëntor të 2019-ës, ndërsa i dyti ka ndodhur më 16 janar në një qendër ditore për të moshuarit.

Në të dyja rastet e sulmit, shqiptari ka vepruar i vetëm duke përdorur një biçikletë.