Rreh ish-bashkëshorten dhe ish-kunatën dhe ia mbath me fëmijët. Por vetëm pak më vonë, shqiptari Shkëlzen Trezhnjeva është vënë në prangat e karabinierëve italianë në Savona.
Shqiptari 33-vjeçar jetonte prej kohësh në një shtëpi tjetër, së bashku me partneren, por herë pas here dhunonte bashkëshorten. Kjo e fundit ishte pajisur me një urdhër mbrojtjeje kohë më parë, urdhër që kishte skaduar në dhjetor të vitit të kaluar.
Treshnjeva kishte nisur sërish dhunimin e ish-bashkëshortes duke detyruar këtë të fundit t’i drejtohej policisë për t’u pajisur me një urdhër të ri.
Por kjo se ka penguar 33-vjeçarin shqiptar të shkonte sërish në shtëpinë e ish-bashkëshortes 31-vjeçare D. Treshnjeva, që ndodhet në qytezën Varielola, dhe ta rrihte atë dhe motrën e saj P.N. 23 vjeçe. Më pas ai është larguar me dy fëmijët 9 dhe 4 vjeçar.
Telefonata e bërë në polici, në fillim i bëri karabinierët të dyshonin më të keqen, por fatmirësisht dy të dhunuarat janë në gjendje të mirë shëndetësore, raporton La Stampa.





