Në kuadër të punes për kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, policia ka bërë të mundur arrestimin e një shtetasi shqiptar.

46-vjeçari ishte shpallur në kërkim për "Pjesmarrje në organizatë kriminale për qëllim shfrytëzim prostitucioni."

Shtetasi Ledio (Ferdinand) Zykaj, 46 vjeç, banues në Vlorë, është shpallur në kërkim Ndërkombëtar, pasi Gjykata e Catanzaros, Itali i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg".

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprime të mëtejshme.