Drejtori i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në Durrës Sefer Sefa është larguar nga detyra.

Kur nuk janë mbushur as 100 ditë nga komandimi i tij në detyrë, Sefa është larguar për t’i lënë vendin një tjetër të komanduare.

Vendin e Sefës, si drejtoreshë e komanduar e AKU Durrës e ka zënë anëtarja e Këshillit Bashkiak Durrës, Anila Kapedani.

Mësohet se Kapedani është nga prurjet e reja të PS dhe prej dy vitesh është anëtare e Këshillit Bashkiak. 

K.H.