Një 25-vjeçar shqiptar, Kevin Muharremi është qëlluar për vdekje orët e para të mëngjesit të sotëm në Montecalvoli, një fshat i vogël në komunën e Santa Maria a Monte në Itali.

Sipas informacioneve të para, Kevin Muharremi u qëllua nga një ose më shumë plumba ndërsa ishte në makinën e tij. Të shtënat, duket se u realizuan nga një makinë tjetër që po lëvizte pranë tij.

Rrethanat tregojnë se i riu u qëllua në qafë ndërsa udhëtonte në makinën me dy shokë të tjerë, teksa ka qenë ulur në sediljen e pasagjerit përpara. Hetuesit po përpiqen të zbulojnë motivin e vrasjes, por sipas asaj që është mësuar deri tani, krimi mund të ketë lindur nga një grindje.

Vrasësi ishte në një makinë së bashku me një person tjetër, i cili më pas u largua nga vendi i ngjarjes. Hetuesit po analizojnë gjithashtu kamerat e sigurisë në zonë, përfshirë ato që regjistrojnë targat e makinave.

Oficerët e karabinierisë po intervistojnë disa dëshmitarë për të sqaruar më shumë rrethanat e ngjarjes.