Një shkëmbim me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në qytetin e Elbasanit.

Mësohet se nga shkëmbimi i zjarrit ka mbetur i plagosur një person. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “Fushë mbret”.

I plagosur ka mbetur shtetasi Indrit Çaushllari, i cili është qëlluar ndërsa po lëvizte në këmbë.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.