Një person ka ndërruar jetë, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur si pasojë e një atentati. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në qytetin e Tepelenës, teksa persona ende të paidentifikuar u kanë bërë pritë dy vëllezërve.

Autorët kanë qëlluar me armë zjarri ndaj dy vëllezërve Artur dhe Artan Bresha, duke lënë njëri të vdekur në vend, ndërsa tjetrin e kanë lënë të plagosur rëndë.

Ai që ka ndërruar jetë është Arturi, ndërsa Artani ndodhet i shtruar në spitalin “Omer Noshani”. Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes së ndodhur apo detaje në lidhje me atentatorët.