Një atentat me armë zjarri ka ndodhur në Lezhë pak minuta më parë.
Shënjestër e atentatit ka qenë Aleksandër Deda, 43 vjeç.
Deda ka mundur t’i shpëtojë plumbave.
Edhe në vitin 2020 ndaj tij u organizua një atentat, por pa sukses.
Në vendngjarje ka shkuar policia, që po kontrollon zonën dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.





