Është zbardhur ngjarja e rëndë e ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Laçit, ku një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri.

Ai është Endri Gjoka dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

23-vjeçari, mësohet se është qëlluar me armë zjarri nga disa persona nga një automjet tip Mercedez Benz, të cilët janë larguar me shpejtësi.