Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak minutash në Shkodër ku është qëlluar drejt një makine.

Mësohet se mjeti tip “Audi” ishte në pronësi të shtetasit Alban Bruçi.

Burime bëjnë me dije se ai ishte në makinë kur u qëllua.

Fatmirësisht nga të shtënat nuk ka pasur persona të lënduar, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 21:30, shtetasi A. B., 25 vjeç, ka kallëzuar se, në lagjen “Partizani”, Shkodër është qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të automjetit tip “Audi”.

Nga të shtënat nuk ka persona të dëmtuar.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën në vendngjarje për sqarimin e plotë të rrethanave, dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli edhe në zonën përreth, me qëllim kapjen e autorit/ëve.