Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Vajkan të Fierit, ku ka humbur jetën një person.
Një automjet ka përplasur një biçikletë duke e lënë të vdekur drejtuesin e saj, shtetasin 63 vjeçar, Shpëtim Isufaj.
Ndërkohë shoferi i automjetit është larguar nga vendngjarja pa lënë gjurmë.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, ku po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.





