Një krim në familje është parandaluar nga efektivët e policisë, gjatë mbrëmjes së të dielës.

54-vjeçari Nikolin Suli, nën efektin e alkoolit, ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj të birit 24-vjeçar A.S., në banesën e tyre në Kombinat, Tiranë.

Policia e Tiranës ka arrestuar 54-vjeçarin në flagrancë me një thikë në dorë, teksa po përpiqej të qëllonte të birin.

Sipas burimeve 54-vjeçari kishte më shumë se 7 vite që ishte i varur nga alkooli dhe kishte sjellje agresive ndaj familjarëve të tij.