Ish-kryeministri Sali Berisha përmes një statusi në Facebook, ka bërë publik emrin e ministrit të qeverisë "Rama 2" i cili është fotografuar gjatë fushatës zgjedhore, me Habilajt në Vorë.

Sipas mesazhit të dërguar nga qytetari dixhital, Berisha shkruan se bëhet fjalë për ministrin Damian Gjiknuri.

STATUSI I PLOTË

Gjiknuri ne tepsi! I filmuar duke i dhene para Habilajt ne fushate per te blere votat!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital! sb
“Pershendetje Doktor! Gjate fushates elektorale te fundit, Habilajt uleshin per dreka dhe darka me Damian Gjiknuri ne Vlore. Madje Habilajt kane edhe regjistrime duke i ofruar para ne dore D.Gjiknurit. Kane pasur mardhenie te regullt interesash Gjiknurin. Ju uroj shendet. Anonim Ju lutem!”