Një elektricist ka humbur jetën në Fierzë pasi ra në kontakt me energjinë elektrike.
Mësohet se elektricisti që ka humbur jetën është identifikuar si Prend Ceca, 36 vjeç, i cili kishte hipur në një shtyllë dhe po riparonte një defekt.
Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.





