Një 34-vjeçar në Mirditë ka humbur jetën pasditen e sotme teksa ishte duke punuar, pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Sheshaj, Mirditë ku dyshohet se duke punuar për shtrimin e kabllorit, ka rënë në kontakt me rrymen elektrike shtetasi Aurel Dedaj, 34 vjeç, banues në Prosek, Mirditë, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Nga shërbimet e Policisë është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Mirditë administratori i kompanisë shtetasi i identifikuar me iniciale F.R.,34 vjeç, banues në Rreshen, për veprime të mëtejshme