Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot ku një punëtor ka humbur jetën gjatë punës në rikonstruktimin e urave në Rrugën e Kombit.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:30 tek Ura e Përbregut, gjashtë kilometra nga qyteti i Kukësit.

Viktima është  i riu Alfred Frroku, punëtor i dublimit të urave.

Policia dhe ambulanca kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ndërsa po hetohet për të zbuluar shkaqet e aksidentit.