Një 32-vjeçar shqiptar është ekstraduar ditën e djeshme nga Shqipëria në drejtim të Italisë.

Ai është Eldi Doma, 32 vjeç, banues në Tiranë, dhe i dënuar me 20 vjet burg, për veprën penale "Trafikim i lëndëve narkotike" nga gjykata e Shkallës së Parë në Padova të Italisë. Shqiptari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, gjë ka sjellë arrestimin e tij nga policia e shtetit shqiptar.

Doma është arrestuar vitin e shkuar në Shqipëri gjatë një operacioni paralel nga policia italiane dhe ajo shqiptare.

Ai ishte pjesë e një grupi që sipas hetimeve, ka trafikuar 50 kilogram drogë te llojit heroinë nga Shqipëria në Itali. Sipas hetimeve, kjo sasi e madhe heroine, trafikohej çdo muaj, që nga nëntori 2014 deri në tetor 2015.