Një 30-vjeçar shqiptar, i cili ishte në arrest shtëpiak ka përfunduar në pranga të policisë në Victoria të Italisë. Ai është identifikuar si Dyli Hamdi.
Gjatë një kontrolli rutinë që po bënte policia në banesën e tij, ai ka mbajtur një qëndrim që ka bërë që oficerët të dyshonin, shkruan media italiane.
Pas kontrollit të dyshimtë, në fakt u zbulua se 30 vjeçari kishte fshehur 13 doza kokainë në dhomën e gjumit, me një peshë të përgjithshme prej më shumë se 10 gram.
Por këtë herë nga arrest shtëpiak që kishte ai është lënë në burgun e Raguzës. Ai akuzohet për veprën penale posedim të lëndëve narkotike me qëllim për t'i shitur.





