Një 18-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri rreth orës 12:45 të mesditës së sotme në Tiranë pranë një karburanti në zonën e Selitës. Mësohet se i lënduari është shtetasi Mikel Shira, i cili sipas policisë është plagosur në këmbë.
Shira është transportuar drejt Spitalit të Traumës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Në një informacion paraprak, policia njofton se po bëhet krehja e zonës si dhe janë ngritur pika kontrolli në akset rrugore dhe hyrje daljet e kryeqytetit për kapjen e autorit/ve.
Dyshimet janë se bëhet fjalë për një konflikt të çastit, për motive të dobëta.





