Është identifikuar viktima që humbi jetën pasditën e kësaj të diele, si pasojë e aksidentit të rëndë të ndodhur në rrugën e Dajtit në Surrel rreth orës 18:00.

38-vjeçari Florenc Vishkurti  për fat të keq nuk mundi t’i rezistojë plagëve të marra dhe ndërroi jetë rrugës për në spital, ndërkohë të plagosur rëndë janë shtetasit Lulzim Balla dhe Zyhdi Alcani që u dërguan në spital për trajtim mjekësor.

Menjëherë në vendngjarje janë dërguar shërbimet e policisë, zjarrfikëses dhe ambulanca. Ende nuk janë të qarta shkaqet e aksidentit.