Policia e Shkodrës në një aksion gjatë natës ka arrestuar sot 4 persona, si të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Në mes të arrestuarve është edhe Astmer Bilali, 29 vjeç, lindur e banues në Shkodër, I cili më parë ka qenë ish-kampion boksi.

Në vitin 2012 Astmer Bilali ishte boksieri i vetëm nga katër kuqezinjtë që mundi të kualifikohej në një tur në turneun kualifikues të Lojërave Olimpike "Londër 2012".

Por, humbja që pësoi në raundin e 1/8-ve me boksierin rumun Ionut George i dha fund edhe ëndrrës kuqezi për t’u përfaqësuar për herë të parë në historinë e saj me sportistë në një eveniment si Lojërat Olimpike.

"Veprimtaria hetimore disa mujore e Policise se Shtetit e zhvilluar në këtë kuadër ka konsistuar në përgjimin, ndjekjen dhe gjurmimin e këtyre elementëve kriminal si dhe mbledhjen e të dhënave në rrugë operative me qëllim evidentimin sa më të plotë dhe sa më të qartë të veprimtarisë kriminale të personave të dyshuar per kryerjen e kësaj veprimtarie", deklaroi sot Policia.