Një efektiv policie në Drejtorinë e Policisë së Fierit ka humbur betejën nga koronavirusi. Polici 49-vjeç Bujar Mema, ishte infektuar me Covid-19 dy javë më pare.
Ai ka ndërruar jetë ditën e djeshme, pas komplikacioneve nga virusi i rrezikshëm. Ndarja nga jeta para kohe e tij është një humbje e madhe për familjen dhe të afërmit. Bujari ishte baba i dy djemve.
Kolegët e Drejtorisë së Policisë së Fierit, shprehen se Bujari njihej për korrektësinë në detyrë dhe ishte i respektuar nga të gjithë.





