Mediet italiane kanë publikuar identitetin e shqiptarit që ndërroi jetë në Itali, si pasojë e një incidenti teksa po punonte.
Viktima është identifikuar si Rami Nazeraj 40 vjeç. Mediat shkruajnë se vëllai i viktimës ka mbetur i plagosur dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Incidenti ka ndodhur ditën e enjte rreth orës 17:35 në Torino, kur platforma ku kishin hipur dy punonjësit shqiptarë për të prerë pemët, pësoi defekt dhe u rrëzua.
Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e këtij incidenti tragjik në punë që shkaktoi vdekjen e shqiptarit dhe plagosjen e vëllait tjetër.





