Ka ndërruar jetë në spitalin e Elbasanit, 33-vjeçari Sali Hajdari. Fillimisht u raportua se i riu ishte plagosur pas një konflikti, por policia bën me dije se ka qenë vetë Hajdari që ka dëmtuar veten me thikë në zemër.

Dyshohet se 33-vjeçari vuante nga probleme të shëndetit mendor.