Arrestohet në Londër 30-vjeçarja shqiptare e shpallur në kërkim ndërkombëtar. Mësohet se 30-vjeçarja Aurela Sinani, me të mbërritur në Angli, është identifikuar nga Interpol Tirana.

30-vjeçarja akuzohet se në periudhën gusht-shtator 2020, në bashkëpunim me disa persona të tjerë është përfshirë në një skemë mashtrimi në vendin tonë. Bëhet me dije se Sinani ka dhënë rryshfet dy herë për marrjen e një pensioni invaliditeti.

Gjithashtu mësohet se Sinani i ka paguar shifrat 70 mijë lekë dhe 120 mijë lekë, mjekëve të komisionit për të përfituar pensionin. 30-vjeçarja po mbahet në burgun e grave HMP Bronzefield, me qëllim ekstradimin në Shqipëri.