Një 35-vjeçar, i cili akuzohet se ka dhunuar fizikisht babain dhe vëllain e tij është arrestuar, pas disa mujash në arrati. Pas hekruave ra shtetasi Adrian Gega. Ndërkohë, materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Bulqizë, ekzekutuan urdhërin e Prokurorisë Dibër për ndalimin e shtetasit A.G., 35 vjeç, banues në Bulqizë. Ky shtetas, më datë 3 janar 2026, në banesë, pas një konflikti për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait dhe vëllait të tij.

Ndaj 35-vjeçarit, Gjykata e Dibrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Dhuna në familje”, dhe “Shkatërrim i pronës”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme,” sqaron policia.