Një ditë më parë, policia e Durrësit ka narrestuar në flagrancë shtetasi Florenc Dhëmbi, vjeç 39, banues në Ersekë.
Ky i fundit ishte duke lëvizur në rrugën “Aleksandër Goga”, ora 20.00, me automjetin tip “Benz”.
Postblloku i policisë rrugore konstatoi se 39 vjeçari ishte duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.
39 vjeçari Dhëmbi akuzohet për veprën penale “Drejtim i automjetit në gjendje të dehur”.





