Specialistët për krimet në komisariatin e Policisë Durrës në bashkëpunim me FNSH, në vijim të zbatimit të planit të masave për kontrolle në terren, me qëllim mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale dhe rritjen e sigurisë së qytetarëve, mbrëmjen e djeshme kanë arrestuar në flagrancë shtetasin:

• Shpirag Siqeca 34 vjeç, banues në Vlorë.

Në lagjen Nr.13, Durrës, gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga uniformat blu iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale:

• një armë zjarri tip pistolet model 77B dhe

•  një kreher me 9 fishek të kalibrit 9 mm.

"Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit", parashikuar në nenin 278 të Kodit Penal" njofton policia e Durrësit.