Një person është gjetur i pajetë brenda apartamentit të tij në lagjen nr.16 në Durrës.
Mësohet se në banesë janë gjetur edhe njolla gjaku ndërsa viktima është identifikuar si shtetasi Dashamir Arapaj, 55 vjeç.
Trupi i pajetë është dërguar drejt morgut për ekzaminimin mjeko-ligjor.
Policia dhe grupi hetimor ndodhet në vendngjarje.





