Një rast i rëndë dhune është regjistruar në një hotel në zonën e Shkëmbit të Kavajës, ku një i ri nga Durrësi ka mbajtur me forcë një vajzë nga Ukraina duke e rrahur dhe duke i shkaktuar dëmtime të rënda.
Policia e Durrësit bën me dije se ka arrestuar në flagrancë autorin, Almarjo Xhebexhia 24 vjeç, banues në Shkallnur, Durrës.
“Xhebexhia, te një hotel në afërsi të Shkëmbit të Kavajës, ka ushtruar dhunë fizike, duke i shkaktuar dëmtime të rënda, si dhe e ka mbajtur pa dëshirën e saj të mbyllur në dhomën e hotelit shtetasen V.H. 21 vjeçe, banuese në Ukrahinë”, sqaron policia e Durrësit.
Menjëherë pas aktit të rëndë, specialistët për Krimet e kanë vënë në pranga të riun ndaj të cilit rëndojnë dy vepra penale: “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe“Plagosja e rëndë me dashje”parashikuar në nenet 110/2 dhe 88/1 të Kodit Penal.





