Policia vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim. Në 24 orët e fundit është vënë në pranga një shtetas i shpallur në kërkim, i dënuar me 2 vjet burgim, për mashtrim.
“Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, forcat operacionale të DVP Durrës bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit Arben Kupi, 53 vjeç, banues në Tiranë. Gjykata e Apelit Tiranë ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, e cila e ka dënuar këtë shtetas, me 2 vjet burgim, për veprën penale “Mashtrimi”. Pas denoncimeve të tjera të bëra nga qytetarët, për mashtrime nga ky shtetas, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë, në mars të vitit 2021, i ka caktuar atij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për të njëjtën vepër penale”,- njofton policia.
Materialet shtesë i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë.





