Të shtëna me armë janë shënuar paraditen e sotme, rreth orës 13:30, në Shënkoll, ku si pasojë ka mbetur i plagosur një person.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e njohur si Ura e Prekanit, ndërsa ka mbetur i plagosur shtetasi Martin Doda, 34 vjeç, mbi të cilin dyshohet se kanë shtënë me armë shtetasit P.Ll. dhe Z.B., te dy banues në Tale, të cilët u shpallën në kërkim dhe po punohet për kapjen e tyre.

I lënduari është dërguar në spitalin Rajonal në Lezhë, për ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.