Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur hetime për Sabri Jacaj, një zyrtar i lartë i Policisë së Shtetit, i cili dyshohet se ka kryer shkelje të rënda të detyrës.

Aktualisht, Jacaj është shef i Drejtorisë së Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Hetimet janë bazuar në të dhënat e siguruara nga kqyrja e një celulari të një efektivi të policisë, i cili ishte sekuestruar më parë.

Në komunikimet e gjetura në këtë celular, janë zbuluar biseda që sugjerojnë se Jacaj dhe efektivi kanë favorizuar subjekte private për fshehje të ardhurash dhe evazion fiskal, duke shkelur kështu ligjin dhe etikën profesionale.

Krahas hetimeve penale, është njoftuar se po zhvillohet gjithashtu një hetim administrativ për të verifikuar shkeljet dhe përgjegjësitë e mundshme të Jacajt brenda strukturave të Policisë.