Një 23-vjeçar shqiptar dyshohet se ka vrarë një turk në Gjermani mbrëmjen e së hënës në Kiel.
Sipas mediave gjermane Fisnik Hoxha ka qëlluar disa herë mbi një 31-vjeçar në rrugën Gustav-Schatz-Hof.
Ai vdiq në spital pavarësisht përpjekjeve të menjëhershme.
Sipas hetimeve të mëparshme nga prokuroria publike dhe policia kriminale e Kielit, 23-vjeçari Fisnik Hoxha është i dyshuar.
Prokuroria publike në Kiel ka ofruar një shpërblim prej 3000 eurosh për informacione që çojnë në arrestimin e autorit. Kushdo që e sheh të dyshuarin Fisnik Hoxha të lajmërojë menjëherë policinë në 110.
Autori mund të jetë i armatosur.





