Mësohen detaje të reja dhe identiteti i 25-vjeçrit që mbeti i plagosur sot pas një atentati me eksploziv teksa udhëtonte me makinë.
Ai është Ines Hajrulla, djali i një biznesmeni nga Vlora, pronar i një lokali të njohur.
Makina fuoristradë tip “Jeep” me targa AA 298 SL që drejtohej nga Ines Hajrulla ka qenë duke udhëtuar nga Prefektura në drejtim të zonës së njohur si “Bishti i Kalldrëmit” kur shpërtheu.
Mësohet se dëmtimet e të riut janë të mëdha dhe ai ndodhet në gjendje të rëndë në sallën e operacionit.
Policia po heton për zbardhjen e detajeve dhe motiveve të ngjarjes.





