Policia ka arrestuar një person në kërkim ndërkombëtar, i cili ishte dënuar në shtetin italian për përfshirje në organzatë kriminale e cila merrej me trafik droge.

Mësohet se efektivët e Vlorës njoftojnë se në pranga ka rënë shtetasi Ramadan Budani 59 vjeç. 

NJOFTIMI I POLICISË

Vlorë

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, vihet në pranga një shtetas me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Arrestohet provizorisht 59 vjeçari R. B., banues në fshatin Fitore – Vlorë, për veprën penale "Organizatë kriminale i trafikimit të lëndëve narkotike".

Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative duke bashkëpunuar ngushtë me qytetarët, Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe Interpol Tirana, kanë bërë kapjen e 59 vjeçarit në fshatin Novoselë të Vlorës duke e vendosur para përgjegjësisë penale si më poshtë:

Gjykata e Palermos – Itali në vitin 2009, ka lëshuar Urdhër Arrestin Europian ndaj shtetasit R. B, për veprën penale "Organizatë kriminale e trafikimit të lëndëve narkotike" parashikuar nga neni 110 i Kodit Penal Italian dhe nenet 73, 74 të Dekretit të Presidentit 309/1990. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për veprime të mëtejshme.