Vritet në një atentat mafioz, “kumbari” i Shkodrës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00 në aksin Shkodër-Koplik. Burime nga policia thanë se është qëlluar dhe vrarë Bardhok Pllani.
Bëhet me dije se pranë vendit të ngjarjes është gjetur dhe një makinë e djegur.
Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.





