Një 27-vjeçar është ekzekutuar mëngjesin e sotëm në qytetin e Mamurrasit. Policia bën me dije se viktima Indrit Pepa u qëllua me armë zjarri nga një person pranë xhamisë së qytetit rreth orës 04:30.
27-vjeçari mbeti i plagosur dhe u transportua me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në kryeqytet, por fatkeqësisht ndërroi jetë rrugës.
Policia thotë se ka identifikuar autorin. Ai është një 49-vjeçar me iniciale A.M.nga Mamurrasi, i cili është shpallur në kërkim. Dyshohet se viktima u ekzekutua për shkak të një konflikti të hershëm.
Informacioni paraprak i policisë:
Sot, rreth orës 04:30, është marrë njoftim se në Mamurras, afër xhamisë së qytetit, është plagosur me armë zjarri shtetasi I.P. 27 vjeç, banues në Mamurras, i cili është transportuar për në Spitalin e Traumës në Tiranë, por rrugës ka ndërruar jetë.
Falë veprimeve të shpejta hetimore, u bë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar shtetasit A.M. 49 vjeç, banues në Mamurras i cili u shpall në kërkim dhe punohet për kapjen e tij.
Grupi hetimor në vendngjarje nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.





