Është arrestuar autori i dyshuar i vrasjes së biznesmenit Niko Goro, ngjarje e ndodhur mëngjesin e sotëm në Himarë.

Kliti Leka, 53 vjeç, nga Tirana është vënë në pranga në vendin e quajtur Livadh.

“Në vendin e quajtur ‘Livadhet’, u prangos autori i dyshuar i vrasjes, shtetasi  Kliti Leka, 53 vjeç, banues në Tiranë. Policia ka sekuestruar armën e dyshuar të  krimit, armë zjarri kallashnikov dhe automjetin me të cilin u largua autori. Autori po shoqërohet për në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme”, njoftoi policia.

Biznesmeni Goro, kushëri me kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro, u qëllua ndërsa po dilte nga marketi i së motrës. Për pasojë mbeti e plagosur lehtë edhe kjo e fundit.

Nuk dihen ende shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë, por paraprakisht dyshohet se Goro ka pasur disa probleme me çështjen e pronave, që mund të jetë bërë shkak i atentatit.