Gentian Mino është arrestuar mëngjesin e së premtes prej policisë në Heraklio të Kretës, pasi ka ekzekutuar me pistoletë bashkëjetuesen e tij rumune Jana Bajan 29 vjeçe.

Sipas policisë greke, ka qenë vetë Mino që i telefonoi policisë se kishte ekzekutuar shtetasen rumune.

Ai u tha agjentëve se ishte në gjendje të dehur dhe pasi ishte kthyer në banesë vonë natën, kishte debatuar me viktimën. Në sherr e siper, nxori një pistoletë që mbante në banesë pa leje dhe shtiu dy herë mbi të.

Njëri prej plumbave e goditi Jana Bajan në kokë duke e lënë të vdekur në vend.

Policia thotë se Bino është i skeduar lidhur me trafik dhe përdorim lëndësh narkotike. Ai u dërgua në drejtorinë e policisë së Heraklios ku pritet të sqarojë në detaje rrethanat e krimit.