Vetëm tri javë zgjati puna me shpërndarjen e lëndëve narkotike për një shtetas shqiptar në Angli, u cili ‘u kap  mat’ nga policia. 

Ermir Murataj kishte nisur të shpërndante substancat e paligjshme në Brighton. Ai udhëtonte shpesh nga shtëpia e tij në Goldbeaters Grove, Londër drejt bregdetit të Sussex gjatë muajve qershor dhe korrik 2023, ku shiste heroinë. Pajisjet celularë që ai përdorte, u zbuluan më pas mesazhet mes tij dhe klientëve. 

Murataj e mohoi veprën penale, por pas hetimeve, gjykata e shpalli fajtor dhe e dënoi me tri vite e gjysmë vite burg.