Ishte duke udhëtuar me makinën e tij Mercedes dhe nën efektin e alkoolit ka përplasur një makinë, duke lënë të plagosur 3 persona.

Është ky bilanci i aksidentit automobilistik që i ka ndodhur futbollistit shqiptar Elvis Kabashi, ish-lojtar i Juventusit, i cili vite më parë refuzoi madje edhe kombëtaren shqiptare, mediat italiane.

Aksidenti ka ndodhur orët e para të mëngjesit të ditës së sotme, në Forte dei Marmi, në një provincë të Italisë. 24-vjeçari ka qenë nën efektin e alkoolit dhe duke drejtuar mjetin tej normave të shpejtësisë. Si pasojë e kësaj të fundit, shqiptari ka goditur nga prapa një automjet dhe ka plagosur drejtuesin, një turist arab.

Por pas goditjes, makina e tij ka “fluturuar” në korsinë tjetër dhe ka goditur një motor duke lënë të plagosur dy persona të tjerë, një vajzë dhe një burrë 41-vjeçar.Vajza 33-vjeçare ndodhet në reanimacion, në gjëndje të rëndë.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar Kabashin, si dhe ka evidentuar se ai ishte në gjëndje të dehur.