Një 33-vjeçar është gjendur i pajetë ditën e sotme në banesën e tij.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytetin e Korçës, ku policia bën me dije se viktima shtetasi Denis Qirko.

Mësohet se, i riu Qirko prej kohësh është diagnostikuar me probleme shëndetësore si dhe përdorues i rregullt i alkoolit.

Ditën e djeshme ai ka mbërritur i dehur në banesë në orët e vona të mbrëmjet. Në mëngjes familjarët, rreth orës 10.00 gjetën trupin e pajetë dhe lajmëruan policinë.

Pritet që të kryhet autopsia për zbardhjen e plotë të ngjarjes