Një 68-vjeçar, Apostol Kulla, është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Gjirokastër.

Ai është gjetur nga banorët e fshatit pasi prej pasdites së djeshme nuk përgjigjej në telefon.

Sipas burimeve nga fshati ai kishte lënë të ndezur ngrohësen që funksiononte me gaz, ndërsa banesa ishte e mbyllur dhe pa dritare hapur për qarkullimin e ajrit. 68 – vjeçari është gjetur i pajetë në shtratin e vet.

Njoftimi i policisë:

Gjirokastër/Informacion paraprak

Rreth orës 13:50, në fshatin Bodrishtë, Dropull, është gjetur i pajetë, në banesën e tij, shtetasi A. K., 68 vjeç, i cili jetonte vetëm.

Paraprakisht dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën për shkak të gjendjes së asfiksisë që i është shkaktuar nga rrjedhja e bombolës së gazit.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.