Një person është gjetur i pajetë paraditen e sotme pranë Urës së Kushës, në fshatin Katund i Ri, në njësinë administrative të Bradasheshit në Elbasan.
Viktima është identifikuar si Bedri Shahini 70 vjeç. Sipas burimeve paraprake, dyshohet se ai ka humbur jetën për shkaqe natyrale. Megjithatë, hetimet vijojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.
Nga të dhënat e para mësohet se ekziston edhe dyshimi që viktima mund të ketë rënë aksidentalisht nga ura e segmentit të Korridori VIII, e njohur si Korridori Tetë, që kalon në këtë zonë.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rastit, ndërsa trupi i pajetë është dërguar për ekspertizë mjeko-ligjore.





