Një person është gjetur i vdekur në banesën e tij në Korçë. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen numër 8 dhe viktima është Novruz Shyti 56 vjeç.
Mësohet se 56-vjeçari jetonte i vetëm dhe është gjetur i vdekur nga fqinjët të cilët kanë njoftuar policinë.
Paraprakisht policia nuk përjashton pistën e vrasjes përveç vdekjes natyrale apo aksidentale.
Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe motiveve të ngjarjes.





