Gjendet i vrarë me armë zjarri një person në Sheq të Madh në Fier. Ngjarja ndodhi rreth orës 06:00 dhe viktima është Ahmet Toska, 50 vjeç.

Mësohet se ai ka qenë duke ecur në këmbë pranë një shkolle 9-vjeçare, teksa në rrethana ende të paqarta është vrarë.

NJOFTIMI I POLICISË

Sot rreth orës 06:00, në lagjen “Sheq i Madh” Fier, nga një person ende i paidentifikuar, është vrarë në rrugë me armë zjarri shtetasi A. T., 50 vjeç banues në lagjen “Sheq i Madh”, Fier.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha hyrje-daljet e qytetit dhe po vijon krehja e zonës nga shërbimet e Policisë Fier dhe FNSH Fier.