U mbyll me një dënim prej 2.4 vite burg, 6000 euro gjobë dhe konfiskimin e 10 mijë eurove të tjera, gjykimi ndaj shqiptarit Dritan Idrizaj, menaxherit të restoranteve në Pietra Ligure, Itali.

Dritan Idrizaj ishte menaxheri shqiptar i hoteleve në Pietra Ligure i cili u arrestua në Itali për kamatë, mashtrim dhe zhvatje.

Mediat italiane raportojnë se shqiptari, së bashku me të tjerë kishin krijuar një organizatë mes Imperia dhe Albenga, përmes të cilit huazonin para për sipërmarrësit lokalë.

Idrizaj, sipas rindërtimit të skemës nga hetuesit, ishte përgjegjës për “tërheqjen” e viktimave, raportojnë mediet lokale.

Duke qenë vetë sipërmarrës, përmes metodave të “mira dhe miqësore” derisa binin në rrjetën e grupit kriminal. Nëse nuk mund të paguanin borxhet, sipërmarrësit kërcënoheshin nga banda.

Një furnizues ushqimesh, i cili në të kaluarën kishte pasur Idrizajn si punonjës, u detyrua të kthente 600 mijë euro dhe u dha kriminelëve dy nga tre pronat që zotëronte. Për disa raste të tjera nuk u gjetën prova.