Një 51-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi ushtronte dhunë sistematike ndaj nënës së tij të moshuar, në Muçaj të Gramshit.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për Vait Muçën, i cili akuzohet se ka goditur me sende të forta në kokë nënën e tij shtetasen H.M.,76 vjeçe.
E moshuara ndodhet në spitalin e Gramshit, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale “Dhuna në Familje”, parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal.





