Një 27-vjeçar është arrestuar pasi akuzohet se goditi një punonjës policie për shkak të detyrës.

Sipas njoftimit të policisë, bëhet fjalë për të riun Saimir Hamolli, banues në fshatin Dardhas, Pogradec.

NJOFTIMI I POLICISË

Arrestohet një shtetas për veprën penale "Goditjet për shkak të detyrës".
Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:
Saimir Hamolli, 27 vjeç, banues në fshatin Dardhas-Pogradec.
Arrestimi i tij u bë pasi, më datë 24.12.2017, në lagjen nr 3 në Pogradec, për shkak të detyrës ka goditur një punonjës të Policisë Rrugore. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprime të mëtejshme